HAPET THIRRJA PËR BURSË PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSË PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për bursë për mobilitet për stafin akademik  të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit

Numri i kuotave

  • 1 (një)

Fusha e studimit

  • Farmaci

Afati i aplikimit

  • 25.02.2022

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  • CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2).
  • Plani i Mobilitetit
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin

 

Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus/files/files/resources/mobility-agreement-teaching_en.pdf

 

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë Prof.Dr. Suela Këlliçi  duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al .

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga një Komision me anëtarë të stafit akademik në Universitetin e Mjekësisë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!