NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE”, PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE”, PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 74­ , datë 17.05.2023,  “Për miratimin e kritereve për kanditatët për vendin e punës personel ndihmës akademik “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave    Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ”, shpall konkursin për 1 (një) vend, në pozicionin e punës  “Sekretare Mësimore” me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Shkencave  Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, 1 (një) vend, pozicioni “Sekretare Mësimore”, pranë Sekretarisë Mësimore, Fakultetin e Shkencave    Mjekësore Teknike,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme

  1. Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të pare (Bachelor);
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj;
  4. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  2. Të ketë eksperienca pune të ngjashme brenda sistemit arsimor;
  3. Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin master shkencor;
  4. Preferohet gjuha angleze;

 

 Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës;
  6. Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për  aftësinë në punë);
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  11. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  12. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e vlerësimit:

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al