INFORMACION MBI PROGRAMIN ERASMUS+

INFORMACION MBI PROGRAMIN ERASMUS+

Në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian “ERASMUS+”, Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë pedagogët, kërkuesit shkencor dhe studentët mbi mundësinë institucionale dhe individuale për aplikime në projekte dhe programe studimi që financohen nga ky program.

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA), në Bruksel, Agjencitë Kombëtare (NA) të ngritura në secilin Vend Programi dhe Zyrat Kombëtare Erasmus në Vendet Partnere si Shqipëria.

Tabela e përfshirjes së Shqipërisë (si vend Partner) në aktivitetet e Programit Erasmus+ paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Komponenti i ERASMUS+

Mundësia e përfshirjes

KA 1 Diplomë Masteri të Përbashkët **
(Joint Master Degrees)

Po

KA 1 Shkëmbimet për Kredite **
(Credit Mobility)

Po

KA 2 Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë*
(Capacity building in Higher Education)

Po

Mundësia për komponentin e mobilitetit

Po

KA 2 Aleanca e Njohurive, Aleanca e Sektorit të Aftësive** (Knowledge alliances, sector skills alliances)

Pjesërisht1

KA 2 Partneritetet Strategjike në Arsim, Trajnim dhe Rini** (Strategic partnerships in education, training and youth)

Pjesërisht1

Jean Monnet*

Po

KA 1 Projektet e Mobilitetit Rinor ** 
(Youth Mobility Projects)

Po

KA 2 Rritja e Kapaciteteve në fushën e rinisë
(Capacity building in the youth field)

Financimi mund të jetë i disponueshëm në një fazë të mëvonshme2

KA 3 Dialogu i Strukturuar Rinor**
(Structured dialogue youth)

Po

Partneritetet e Bashkëpunimit në Sport**
(Sport Collaborative Partnerships)

Pjesërisht1

*Shqipëria mund të përfshihet në rolin e partnerit dhe aplikantit
** Mund të përfshihet vetëm në rolin e partnerit
1Përfshirja e mundshme vetëm nëse sjell një vlerë të shtuar
2Buxheti i disponueshëm pavarësisht programimit IPA

PROGRAMET E SHKËMBIMIT AFATSHKURTËR ERASMUS MUNDUS

Programet e shkëmbimeve afatshkurtra (Partneritetet Erasmus Mundus, Grupimi 2) për studentët nga Republika e Shqipërisë, janë si më poshtë:

Partneriteti 1: TECH-WB

Partneriteti 2: SUNBEAM

Partneriteti 3: EUROWEB

Partneriteti 4: SIGMA

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë merr pjesë si Target Group 2 në programet, si më poshtë:

 

  • Partneriteti 2: SUNBEAM

http://www.sunbeam.univpm.it/EN/home

 

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

• Bachelor: 1 semestër (jo më pak se 4 muaj) deri në 10 muaj;
• Master: 1 semestër (jo më pak se 4 muaj) deri në 24 muaj;
• PhD: 6 deri në 36 muaj;
• Postdoc: 6 deri në 10 muaj;
• Stafi akademik dhe administrativ: 1 deri në 3 muaj.

 

Lëndët e studimit ku mund të marrin pjesë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

 

12.1 Mjekësi

12.2 Psikiatri dhe Psikologji Klinike

12.3 Stomatologji

12.5 Farmaci

12.6 Infermieri, Mami, Fizioterapi

12.7 Shëndetit Publik

12.8 Teknologji Mjekësore

12.9 Shkenca Mjekësore të tjera

 

  • Partneriteti 4: SIGMA

https://portal.uw.edu.pl/it/web/sigma/about-sigma

 

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

• Bachelor: 5 deri në 10 muaj;
• Master: 5 deri në 22 muaj;
• PhD: 5 deri në 34 muaj;
• Postdoc: 6 muaj;
• Stafi akademik dhe administrativ: 1 muaj;

 

Lëndët e studimit ku mund të marrin pjesë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

 

12.1 Mjekësi

12.2 Psikiatri dhe Psikologji Klinike

12.3 Stomatologji

12.5 Farmaci

12.6 Infermieri, Mami, Fizioterapi

12.7 Shëndetit Publik

12.8 Teknologji Mjekësore

12.9 Shkenca Mjekësore të tjera

 

 

Kushtet bazë të aplikimit në këto programe shkëmbimi: 

    • studenti duhet të jetë i regjistruar pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit;
    • studenti duhet të kthehet dhe diplomohet pranë universitetit shqiptar pas kryerjes së periudhës së shkëmbimit;
    • studenti nuk duhet të ketë ndjekur studimet apo jetuar për një periudhë 12 mujore gjatë 5 viteve të fundit në një nga shtetet e BE-së.


Programet “Master Erasmus Mundus” për studentët e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:

BIFTEC – European Master of Science in Food Science, Technology and Business – http://www.kuleuven.be/english
EDAMUS – Sustainable Management of Food Quality – http://www.master-edamus.eu/
EMECC NURSING – Emergency and Critical Care Nursing – http://masternursing.uniovi.es/
EMPHID – Public Health in Disasters – http://www.pubhealthdisasters.eu
IMIM – International Master in Innovative Medicine – http://www.rug.nl/?lang=en
LIVE – Leading International Vaccinology Education – http://www.univ-lyon1.fr
MAIA – Erasmus Mundus Joint Master in Medical Imaging and Applications – http://maia-jointmaster.weebly.com/

Lista e plotë e Master-ave të përbashkët Erasmus Mundus: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/
selected_projects_action_1_master_courses_en.php


Programet “Doctorate Erasmus Mundus” për studentët e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:

FETALMED PhD – Erasmus Mundus Joint Doctorate in Fetal and Perinatal Medicine – http://fetalmed-em.eu
IDEALAB – International Doctorate in Experimental Approaches to Language And Brain – http://em-idealab.com/
MARES – Doctoral Programme in Marine Ecosystem Health and Conservation – http://www.mares-eu.org
MoveAge – Prevention of mobility loss with ageing – http://www.move-age.eu
NanoFar – European Doctorate in nanomedicine and pharmaceutical innovation – http://www. erasmusmundus-nanofar.eu
TG – International Doctorate in Transdisciplinary Global Health Solutions – http://www.transglobalhealth.org

Lista e plotë e Doktoratave të përbashkëta Erasmus Mundus : http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia

/selected_projects_action_1_joint_doctorates_en.php

 

REKOMANDIME

 

Për të aplikuar në Programet Master Erasmus Mundus dhe Doctorate Erasmus mundus duhet të shqyrtoni informacionin e dhënë tek faqja e internetit e masterit/doktoratës që keni zgjedhur dhe të shikoni me vëmendje udhëzimet për aplikimin, kriteret, afatin e fundit, kërkesat gjuhësore dhe dokumentet e tjera që mund të nevojiten për dosjen e aplikimit. Çdo master/doktoratë ka kritere dhe afate specifike. Dokumentet që kërkohen përgjithësisht përfshijnë: një letër motivimi; diplomën dhe listën e notave; dëshminë e gjuhës angleze, dy letra rekomandimi, dokumentin e identifikimit. Në rastin e PhD, mund të kërkohet një përshkrim i shkurtër i projektit shkencor që do të bëni. 
Në faqen e internetit të çdo Master-i ose Doktorate do të merrni informacion më të detajuar për kriterin gjuhësor, numrin e pikëve të kërkuara, rastet kur studimet e mëparshme janë kryer në këtë gjuhë etj. Sigurohuni që dokumentet e kërkuara të jenë të përkthyera në Anglisht dhe të noterizuara (në rast se nuk parashikohet në gjuhë tjetër). Aplikimi juaj në këto programe bëhet VETËM online nëpërmjet website-it të masterit/doktoratës. *Mund të aplikoni paralelisht, në 3 programe të ndryshme studimi, brenda të njëjtit nivel (dmth 3 Master-a ose 3 Doktorata të ndryshme.) Nëse jeni fitues në 2 prej tyre, do të ndiqni vetëm njërin. Tregoni kujdes të respektoni afatin e fundit të aplikimit, pasi asnjë aplikim nuk do të jetë i vlefshëm po kaloi afati.

 

PROJEKTET KA2 TË “RRITJES SË KAPACITETEVE NË ARSIMIN E LARTË (CBHE)” OSE ISH-TEMPUS

Në kuadër të Programit Erasmus+ është e mundur të aplikohet me projekte në Programin e “Rritjes së kapaciteteve”. Ky program është pasardhësi i projekteve Tempus. Datat dhe mundësitë e ndryshme për aplikim do të njoftohen në momentin e hapjes së thirrjeve për aplikim nga Programi Erasmus+. Informocione mbi shpalljet për pjesëmarrje në projekte mund të konsultohen në linkun e mëposhtëm: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding_en

Kodi institucional i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Programin Erasmus+ (PIC Number)  është: 940940353

http://ec.europa.eu/education/participants/portal/desktop/en/organisations/search.html

Për më tepër informacione rreth aplikimeve në projektet evropiane, ju ftojmë të informoheni në Zyrë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ose të konsultoni websitin zyrtar të Zyrës Tempus Albania: http://www.erasmusplus.al

Për më tepër informacione dhe konsultim, ju lutemi të shkarkoni Broshurën e Programit Erasmus+, të përgatitur nga Zyra Tempus Albania:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *