DOKUMENTACIONI I KERKUAR PER APLIKIM MASTER PROFESIONAL & MASTER I SHKENCAVE, VITI AKADEMIK 2017-2018, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njofton të gjithë personat e interesuar për të aplikuar për Master Profesional apo Master Shkencor pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike se, kandidati paraqitet personalisht ose nepermjet personit te autorizuar prej tij dhe dorezon dokumentacionin e meposhtem:
- Diplome dhe liste notash ,ose fotokopje te njehsuar me origjinalin ,(noterizuar) te ciklit te pare te studimeve te perfunduar ne Republiken e Shqiperise
- Diplomen e Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave ose fotokopje te tyre te njehsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DAR/ZA). Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010 paraqesin Deftesen e Pjekurise(original ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA).Nqs nuk ka ka deftese pjekurie paraqet dublikate te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme e konfirmuar nga DAR/ZA
- Formular aplikimi sipas formatit të Shtojcës Nr.8, Udhëzimi Nr.18 MAS
- Fotokopje dokumenti identifikimi (karte identiteti,pasaporte)
- Dy fotografi
- Deshmi e gjuhes se huaj per studente qe aplikojne per Master te Shkencave( niveli B1) e detyrueshme ne momentin e aplikimit. ( Në përputhje me Udhëzimin Nr.52. I MAS , i ndryshuar
- Kopje e mandatit të pagesës ( Tarifa e aplikimit 1500 lekë)
Afatet e aplikimit
- Procesi i aplikimit deri më 20 Tetor 2017 ( ora 8.00- 16.00)
- Shpallja zyrtare e listës fituese, datë 24 Tetor 2017, ora 15.00
- Procedura e ankimimit do të zhvillohet në datat 24-26 Tetor 2017
Afatet e regjistrimit
- Procesi i regjsitrimit 25, 26, 27, 28, 29, 30 Tetor nga ora 8.00- 16.00
- Shpallja zyrtare e listës së të regjistruarve bëhet në datën 1 Nëntor 2017
REKTORATI
Publikuar më 06.10.2017