AKTIVITETI “STOP HIV/AIDS”

AKTIVITETI “STOP HIV/AIDS”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “STOP HIV/AIDS”, që do të organizohet në bashkëpunim me Këshillin Studentor (KSUMT) dhe fakultetet e tij, Spitalin Amerikan dhe organizatën Brainstorm, në datat 22 nëntor – 1 dhjetor 2016, dhe do të përfshijë një numër të madh qytetesh.
Ky është viti i pestë që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kryen këtë bashkëpunim me Këshillin Studentor të tij dhe aktiviteti “STOP HIV/AIDS”është kthyer tashmë në një traditë shumë të rëndësishme për informimin e duhur mjekësor të shoqërisë tonë.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe mundësinë e pjesëmarrjes Tuaj, Ju ftojmë të konsultoni faqen e aktivitetit të publikuar në linkun e mëposhtëm:

 

https://www.facebook.com/events/1168785793198351/

 

Ju mirëpresim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.11.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *