BURSA STUDIMI PËR SHKOLLE VERORE PËR STUDENTËT DHE AKADEMIKË TE RINJ NGA EUROPA QENDRORE, LINDORE DHE JUGLINDORE
Studentët dhe akademikët e rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia (FYROM), Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina qe zotërojnë gjuhen gjermane (të paktën nivelin B1) kanë të drejtë të aplikojnë për bursat e shkollave verore për gjuhën gjermane në Bavari.
Bursat përfshijnë tarifën e kursit, akomodimin dhe ushqimin në një universitet bavarez.
Studentët që duan të aplikojnë duhet të kenë përfunduar dy semestrat e vitit akademik pranë Institucionit të Arsimit të Lartë, në të cilin studiojnë dhe të paraqesin një listë notash.
Aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet e tyre me e-mail në BAYHOST (Qendra akademike e Bavarisë për Evropën qendrore, lindore dhe juglindore.).
Afati i aplikimit – 26 Mars 2018.
Për informacion më të detajuar mbi aplikimin klikoni link-un e mëposhtëm:
ose profilin zyrtar në FaceBook