HAPEN THIRRJET PËR PROGRAMIN E BURSAVE SHTETËRORE “STIPENDIUM HUNGARICUM”

HAPEN THIRRJET PËR PROGRAMIN E BURSAVE SHTETËRORE “STIPENDIUM HUNGARICUM”

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nënshkruar ”Programin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës me Ministrinë e Burimeve Kombëtare të Hungarisë”. Në zbatim të këtij programi, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus, për vitin akademik 2019-2020, ka shpallur programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë. Gjithë inforamacioni i hollësishëm mund të gjendet në

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/12/Njoftim_bursat-hungareze_TPF_4-dhjetor-2018-v2.pdf

Theksojmë se të gjithë kandidatët duhet të aplikojnë ONLINE në faqen e Fondacionit TEMPUS apply.stipendiumhungaricum.hu deri në datën 15 janar 2019 (afati fundit). Përveç kësaj, kandidatët duhet të dorëzojnë detyrimisht nëpërmjet postës në adresë të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të gjithë dokumentet e ngarkuara në sistemin online sipas kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Publik Tempus deri në datën 18 janar 2019 (afati i fundit).