HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e pare të vitit akademik 2024/2025

https://www.uni-saarland.de/en/home.html

 

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
  • datat e zhvillimit të mobilitetit janë 10.2024 – 11.10.2024

Fusha e studimit

  • Farmaci

Afati për aplikim

  • 30.07.2024

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik janë:

  • Kërkesë me shkrim;
  • CV dhe listen e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim punësimi;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2);
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i Mobilitetit  http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/mobility-agreement-teaching.docx

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Formular-aplikimi-staf-akademik-1.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!