IN MEMORIAM!
Me hidhërim të thellë njoftojmë sot
Prof. Dr. Thanas Fureraj përfundoi studimet në Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1983. Karrierën e tij si mjek i përgjithshëm e ka filluar në Spitalin e Çorovodës, Skrapar. Një vit më vonë ai vijoi të japë kontributin e tij në fushën e shëndetësisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjithashtu ka kryer specializime të shumta p
Në vitin 1983 nisi karrierën si personel akademik pranë Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Prof. Dr. Thanas Fureraj ështëautor i shumë publikimeve dhe artikujve shkencorë, të cilët i kanë shërbyer dhe do t’i shërbejnë si studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, ashtu edhe kërkuesve shkencorë në fushën e endokrinologjisë.
Humanizmi, përkushtimi si dhe profesionalizmi i Prof. Dr. Thanas Fureraj do t’i mungojë kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre, që patën fatin të punonin dhe mësonin prej tij. Emri, puna, kontributi i Prof. Thanasit janë një gur themeli në fushën e endokrinologjisë shqiptare.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve si dhe gjithë kolegëve të tij.
Mirënjohje dhe respekt për Ju, Prof. Thanasi!