INFO DAY MBI PROJEKTET HORIZON EUROPE

INFO DAY MBI PROJEKTET HORIZON EUROPE

Në kuadër të projektit IPA Twinning me titull “Strengthening the Science & Research Ecosystem in Albania”, AKKSHI dhe ekipi austriak do të organizojnë një workshop online me titull “Horizon Europe Proposal Writing Camp” në datën 17 Prill 2024, ora 10.00 – 12.00.

 Trajnerë do të jenë Znj. Lil Reif, FFG, Austria dhe Z. Matthias Wurch, DLR, Germany

 Qëllimi i workshopit është ofrimi i njohurive mbi elementët bazë të inicimit të propozimeve të Horizon Europe (si të gjeni një thirrje dhe të filloni procesin e aplikimit, seksionet që do të plotësohen) për kërkuesit shkencorë/ aplikantë të ndryshëm.

Më poshtë gjeni linkun ku mund të regjistroheni për këtë workshop.

Regjistrimi deri në datë 15 Prill 2024https://forms.gle/jhBUhV45GhTEZrP66

Gjithashtu në datën 17 Prill ora 12.30 – 13.30 dhe datën 18 Prill ora 10.00 – 12. 00 do të ofrohen konsultime individuale për këtë temë nga të njëjtët ekspertë.