MUNDËSI APLIKIMI PËR BURSË NË PROGRAMIN WUS-SURPLACE STIPENDIUM ALBANIA

MUNDËSI APLIKIMI PËR BURSË NË PROGRAMIN WUS-SURPLACE STIPENDIUM ALBANIA

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar se Universiteti gjerman i Landit të Hessenit do të mbështesë me bursa 6-mujore studentët me rezultate të mira të Universiteteve shtetërore shqiptare përmes programit “World University Service” (WUS)Qëllimi i kësaj mbështetje është forcimi i elitës së arsimuar në Shqipëri dhe nxitja e trajnimi i specialistëve të ardhshëm. Ky universitet do të ofrojë bursa 6-mujore (250€ në muaj) për studentë në vitin e fundit ose që janë në fazën e hyrjes së tyre në tregun e punës, apo që dëshirojnë të fillojnë një biznes. (Përfundimet e pritshme në këto tre katëgori janë deri në vitin shkollor 2018). Preferohen studentë me të ardhura të ulta familjare. Synimi është që të rinjtë shqiptarë të mund të zhvillojnë perspektivat e ardhshme profesionale në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përfitojnë këtë bursë do të jetë gjithsej 50, nga të cilët 25 do të jenë femra dhe 25 meshkuj.

Gjatë periudhës maksimale të grantit prej gjashtë muajsh, studentët do të marrin trajnim për aplikim për punë dhe trajnim për të filluar një biznes si dhe punë praktike të specializuar (individuale dhe në grupe), në varësi të llojit të grantit.

Afati i aplikimit për bursë nga WUS-SurPlace Stipendium Albania është deri më datë 15 Tetor 2016. 

Për informacione të mëtejshme mund të konsultoni faqen e internetit www.surplace-albania.de ku do të gjeni formularin e aplikimit me udhëzimet përkatëse. Ose mund te klikoni në linkun e mëposhtëm: 

Për mënyrën e aplikimit mund të konsultoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.wusgermany.de/en/internationale-bildungsarbeit/scholarship-and-training-albanian-students/application-and-contact

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.09.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *