NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “SPECIALIST I PROTOKOLLIT” PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “SPECIALIST I PROTOKOLLIT” PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist i Protokollit” pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidati/ja, duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të zotërojë diplomën Bachelor dhe/ose Master Profesional dhe/ose Master Shkencor, dhe/ose diplomë ekuivalente me to, DIND në shkencat shoqërore.
  3. Të mos jetë dënuar i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  5. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore.
  6. Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  7. Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike ( Word, excel…)

 

Kritere preferenciale:

  1. Përbën avantazh eksperienca e punës në administratën publike.
  2. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues.
  3. Preferohet të ketë trajnime në fushën e arshiv-protokollit.

 

Kandidatët duhet të depozitojnë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikimin.
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit europass.
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), së bashku me listën e notave të noterizuar për secilin program studimi.
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencat e punës, nëse ka qenë i/e punësuar).
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj.
  6. Formular vetëdeklarimi sipas ligjit dhe 138/2015, dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësi në punë).
  8. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohurive kompjuterike.
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin.
  10. Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm.
  11. Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit:19.10.2020 – 30.10.2020 (10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 Për Arkivat

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al