NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4,61 pika 1,63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2022-2023,si dhe në shkresën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike nr.1108/5 prot, datë 01.02.2023, protokolluar me tonën nr.2448/35 prot, datë 01.02.2023 “Kërkesë për rishpallje për aplikim për staf akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike” në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 15 prot, datë 07.02.2023, shpall konkursin për 4 (katër) vende vakante personel akademik për “Gjuhë Angleze” dhe 1 (një) vend vakant “Legjislacion” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në UMT.

 

KRITERET E PËRGJITHSHME PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME DO TË JENË:

 Personel akademik në Departamentin/Shërbimin përkatës:

  1. Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga departamenti përkatës duke rishpallur thirrjen përsëri vetëm për 3 (tri) ditë punë;
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në specialitetin përkatës (për lëndët klinike);
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

*Secila Njësi bazë në bashkëpunim me Shërbimin shton kriteret sipas specifikave dhe nevojave të tij (këto kritere do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të fakulteteve dhe UMT-së)

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë Doktoraturë ose Diplomë të përfundimit të Studimeve të Specializimeve Afatgjata në fushën përkatëse;
  2. Të ketë eksperiencë pune;
  3. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor;
  4. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse;
  5. Të ketë të mbrojtur me dëshmi një nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
  6. Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe /ose program të ciklit të tretë të studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë).

*Secila Njësi bazë në bashkëpunim me Shërbimin shton kriteret sipas specifikave dhe nevojave të tij (këto kritere do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të fakulteteve dhe UMT-së)

DOKUMENTACIONI QË DO TË DORËZOHET NGA PERSONELI AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  4. Dokument identifikimi;
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës;
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

 

*Dokumente të tjera që vërtetojnë plotësimin e kritereve specifike (këto dokumente do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të fakulteteve dhe UMT-së).

 Të gjithë të interesuarit, duke filluar nga data 13.02.2023 të vizitojnë faqet zyrtare të internetit të fakulteteve dhe atë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me qëllim njohjen me kriteret specifike, afatet dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojnë (përfshirë dhe dokumentacionin specifik) për të konkurruar për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagogë të jashtëm) në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

  • http://umed.edu.al/ –                                Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  • https://fshmt.edu.al/ –                                Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë njësive kryesore (Fakultetit) ku aplikanti dëshiron të konkurrojë sipas afateve që do të jenë të publikuara në faqet zyrtare të internetit të fakulteteve dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

 Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al