NJOFTIM PËR (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 170, datë 09.08.2023  “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve, pranë Fakultetit të Mjekësisë,  personel administrativ, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune “Magazinier në Fakultet”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, si më poshtë:

 

Fillimin e procedurës së punësimit për (një) vend në pozicionin e punës “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me specialisten e financës një herë në tre muaj.
  • Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga përgjegjësi i financës.
  • Përgatit fletëdaljen me të gjithë artikujt sipas urdhërit të përgjegjësit të financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
  • Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë.
  • Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës.
  • Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

 

Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere: 

  1. Të ketë përfunduar studimet e mesme;
  2. Të zotëroj afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  3. Të jetë shtetas shqiptar;

 

Kushte:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të  vepruar.
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimiapo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat me procesverbal në Zyrën e Protokoll – Arkivës në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listën e notave.
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) nese ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë nga dita e shpalljes në buletinin e APP-së.

 

Mënyra e vlerësimit:

 Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al