NJOFTIM PËR NJË VEND PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE” DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Kodin e Punës si dhe në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.41, datë 08.02.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurimin për një vend vakant, si më poshtë:
Për një vend për personel administrativ në pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë,
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
- Përgjigjen dhe ndjekin mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
- Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet)
- Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e pronave të miratuara për t`u dhënë me qira.
- Marrin pjesë në të gjitha komisionet e ngritura me urdhër të eprorit, në fushën e prokurimeve, ekonomike, inventarizuese etj.
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorit.
- Kujdesen për marrjen në dorëzim të aktiveve afatgjata dhe afatshkurtëra sipas legjislacionit ne fuqi.
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kritere:
- Të zotërojnë diploma të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose Bachelor në Shkenca Ekonomike, Juridike, Inxhinierike;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
Dokumentacioni i kërkuar, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kërkesa e kandidatit për vendin e lirë të punës duhet të shoqërohet me dokumentet që vërtetojnë plotësimin e kërkesave të publikuara. Dokumentet bazë janë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda tri muajve të fundit
- Formular Vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Certifikatë/dëshmi që vërtetojnë njohuri të paketës Microsoft
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;
Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ne IAL ne RSH”
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15(pesëmbëdhjetë) ditë me datën e publikimit në buletinin e APP.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al