NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATE SHËRBIMI
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi një Inxhinier Biomedikal për vlerësimin e aparaturave mjekësore që duhen nxjerr nga përdorimi.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë si më poshtë:
- Të ketë diplomë në nivelin Master Shkencor; (në fushën e inxhinierisë biomedikale);
- Të ketë përvojë pune;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.02.2019 – 11.02.2019.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al