NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATE SHËRBIMI
Në zbatim të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar, neni 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë një ekspert të jashtëm të fushës, i cili plotëson kriteret e mëposhtëm:
- Të ketë përfunduar studimet universitare master shkencor, inxhinier ndërtimi;
- Të ketë licencë profesionale të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Licencë të pajisur nga Komisioni i posaçëm i dhënies së Licencave Profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit.)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje të noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të noterizuar të licencës profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s ‘kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: brenda datës 15.08.2019
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al