NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë”.
A. Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mirëmban rrjetin elektrik, hidraulik dhe kaldajën;
- Kontrollon në çdo kohë gjendjen e rrjetit dhe të njoftojë menjëherë për çdo difekt dhe avari në rrjet;
- Kujdeset për ndezjen dhe fikjen e kaldajës në periudhën e përdorimit të saj;
- Administron dhe mirëmban të gjitha pajisjet dhe veglat e punës që ka në ngarkim për shkak të detyrave që realizon.
B. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere :
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
- Të ketë eksperiencë pune
- Të zotërojë certifikatë kualifikimi për enët nën presion/kaldajat
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
C. Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme
- Kopje të noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
D. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.08.2018 – 03.09.2018 (10 ditë pune).
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al