PUBLIKOHEN KRITERET E PRANIMIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në përputhje me ndryshimet në kurrikulë e arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 28.02.2019, rikonfirmoi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë (miratuar më parë me VSA nr. 15, datë 31.01.2018) si dhe mori vendim lidhur me numrin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të parë, të dytë dhe programet e interguara të ciklit të dytë, për vitin akademik 2019-2020.
Në link-et e mposhtëm do të gjeni Vendimet e Senatit Akademik dhe Bordit të Administrimit të UMT:
- Vendim nr. 24, datë 28.02.2019 “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020”
- Vendimin nr. 22, datë 28.02.2019 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020”
- Vendimin nr. 23, datë 28.02.2019 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e ciklit të dytë të studimit “Master profesional” dhe “Master i shkencave” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020”
- Vendim nr. 36, datë 04.07.2019 “Për miratimin e tarifave të studimit për programet e ciklit të pare, të integruar të ciklit të dytë dhe ciklit të dytë “Master professional” dhe “Master i shkencave” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019-2020” i Bordit të Administrimit
Në link-et e mposhtëm do të gjeni udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë lidhur me procedurat e pranimit dhe regjistrimit në IAL, për vitin akademik 2019-2020, si dhe urdhrin e përbashkët AKP-RASH, për miratimin e kalendarit: