PROGRAMI I MASTERIT PROFESIONAL NË MENAXHIM SHËNDETËSOR

PROGRAMI I MASTERIT PROFESIONAL NË MENAXHIM SHËNDETËSOR

Në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në 23.03.2018 u prezantua Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Shëndetësor.
Ky program, që do të realizohet nga bashkëpunimi mes Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përmes Fakultetit të Mjekësisë dhe Universitetit të Tiranës ,përmes Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua falë mbështetjes së vazhdueshme të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Projektit “ Shëndet për të gjithë” HAP.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm: Ambasadori i Zvicrës Christoph Graf, Ambasadorja Ruth Rober , Shefe e Bashkëpunimit me Europën Lindore në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, Debora Kern, Drejtuese e Qeverisjes dhe Shëndetit në ambasadën zviceriane, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Olgerta Manastirliu, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof.Dr. Arben Gjata, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof.Dr. Dhori Kule si dhe përfaqësues nga stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë dhe i Universitetit të Tiranës dhe studentë të programit.
Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Shëndetësor synon zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve në menaxhim, planifikim dhe administrim të strukturave të kujdesit shëndetësor të të gjitha niveleve në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.