PUBLIKOHEN KRITERET E PRANIMIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

PUBLIKOHEN KRITERET E PRANIMIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në përputhje me ndryshimet në kurrikulë e arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 28.02.2019, rikonfirmoi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë (miratuar më parë me VSA nr. 15, datë 31.01.2018) si dhe mori vendim lidhur me numrin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të parë, të dytë dhe programet e interguara të ciklit të dytë, për vitin akademik 2019-2020.

Në link-et e mposhtëm do të gjeni Vendimet e datës 28.02.2019, të Senatit Akademik të UMT: