SHTYHET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË BURSAT PËR SHKËMBIME AFATSHKURTRA NË UNIVERSITETIN E AKUILËS , ITALI DERI MË 2.12.2019

SHTYHET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË BURSAT PËR SHKËMBIME AFATSHKURTRA NË UNIVERSITETIN E AKUILËS , ITALI DERI MË 2.12.2019

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët në Universitetin e Mjekësisë për semestrin e dytë të vitit akademik  2019/2020

Llojet e mobilitetit përfshijnë

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

6 muaj

Fusha e studimit

Mjekësi e Përgjithme

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

Bursat përfshijnë

Kompesimin mujor (850 euro për studentët)

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

CV në gjuhën angleze

Kopje e pasaportës

Vërtetim studenti

Letër motivimi në gjuhën angleze

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italiane nëse e zotëron)

Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)

Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.

Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Marreveshja-e-studimit2.pdf

Afati për aplikim: 26.11.2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Formulari-aquila.pdf

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!