Takimi i katërt i Konsorciumit për projektin DigiCare4You (Horizon 2020)

Takimi i katërt i Konsorciumit për projektin DigiCare4You (Horizon 2020)

Në datat 20 dhe 21 nëntor, u mbajt me sukses Takimi i katërt i Konsorciumit për projektin DigiCare4You (Horizon 2020) në Tirana International Hotel & Conference Centre, i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Më shumë se 30 partnerë që përfaqësojnë 16 anëtarë të Konsorciumit DigiCare4You nga 10 vende në mbarë botën, u mblodhën fizikisht por edhe online për të diskutuar përparimin e arritur deri më tani dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm të projektit.

Qëllimi i projektit DigiCare4You është të vlerësojë shkallëzueshmërinë dhe transferueshmërinë e një zgjidhjeje inovative ndërsektoriale që përfshin mjete dixhitale të orientuara drejt fuqizimit të familjeve dhe integrimit të shërbimeve të kujdesit në komunitet për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2 dhe hipertensionit.

Në fillim të takimit përshëndeti Zëvendës Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Alma Idrizi. Takimi i Konsorciumit ishte një mundësi për të gjithë partnerët për të shfaqur ecurinë e paketave të tyre të punës. Ishte magjepsëse të shihje përparimet dhe kontributet që secili partner solli në tryezë.

 Për më shumë detaje rreth projektit: https://digicare4you.eu/