Anëtarët e zgjedhur dhe të emëruar nuk duhet të kenë pengesa ligjore për të punuar në administratën shtetërore dhe konflikte interesi me funksionin e anëtarit të Bordi i Administrimit.
Për funksionimin dhe shpërblimin e anëtarëve të tij parashikohet një zë i veçantë në buxhetin e UMT-së.
Tarifat për pjesëmarrje në mbledhje të anëtarëve të Bordi i Administrimit përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Shpenzimet realizohen nga Kancelari me urdhër të Kryetarit të Bordi i Administrimit.
Bordi i Administrimit informon Senatin Akademik dhe Rektorin për situatën financiare dhe projektet përkatëse për të gjithë Universitetin.

Bordi i Administrimit i UMT-së përbëhet gjithsej nga 7 anëtarë. Anëtarët e UMT-së përzgjidhen nga Senati Akademik i UMT-së me një mandat 5-vjecar me të drejtë rizgjedhje prej listave të propozuara nga UMT.
Numri i përfaqësuesve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Bordin e Administrimit është 3 anëtarë.
Numri i përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Bordin e Administrimit është 4 anëtarë.
Anëtarët e Bordit të Administrimit që përfaqësojnë personelin mësimor shkencor duhet të gëzojnë së minimalisht gradën shkencore “Doktor”.
Mandati i Bordit të Administrimit është 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Mandati i anëtarit të tij të zgjedhur merr fund:
– Me mbarimin e afatit;
– Me dorëheqje;
– Kur ndërpret marrëdhëniet pedagogjike, studimore apo të punës me UMT-në;
– Për shkelje të rënda të ligjit;
– Kur mungon pa arsye radhazi në 6 seanca mbledhjesh të Bordit të Administrimit;
– Për shkak të ndryshimit të raporteve të përfaqësimit në Bordin e Administrimit;
– Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në rast se njëri nga anëtarët nuk është më pjesë e Bordit të Administrimit sipas përcaktimeve të mësipërme vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të propozuar nga UMT dhe votuar nga Senati Akademik.
Anëtarët e Bordit të Administrimit të emëruar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit shkarkohen prej tij.

Referencë: Statuti i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Nenet 17, 18, 19(2), miratuar nga Senati Akademik, më datë 07.06.2013. Ndryshuar me Vendimin e Senatit Akademik Nr.23, datë 19.03.2016 “Për miratimin e disa ndryshimeve në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, Miratuar me Shkresën e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.2834 Prot., datë 29.03.2016 “Miratimi i ndryshimeve të Statutit”