Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kraiovës, Rumani

Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kraiovës, Rumani

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kraiovës, Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019

Llojet e mobilitetit përfshijnë

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

5 muaj

Fusha e studimit

Mjekësi e Përgjithshme

Bursat përfshijnë

Kompesimin mujor (800 euro për studentët)

Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me programet e studimit në gjuhën angleze në këtë Universitet klinkoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Programi-i-lendeve-Universiteti-Kraiovës-Rumani-Link.pdf

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) ( e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)
  • Listë notash ( e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze)

Lista e notave duhet të përmbajë edhe mesataren e përllogaritur për çdo student. Mesatarja do të përllogaritet nga Sekretaria përkatëse e Fakultetit.

Për të shkarkuar formatin e Marrëveshjes së Studimit, klikoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Marreveshje-Studimi-Universiteti-Kraiovës-Rumani-link.docx

Për të plotësuar si duhet Marrëveshjen e Studimit, lexoni udhëzimin mbi plotësimin e Marrëveshjes së Studimit, i cili analizon çdo pjesë përbërëse të kësaj Marrëveshjeje. Për të shkakuar këtë udhëzim klikoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Udhezues-per-Marreveshjen-e-Studimit-Universiteti-Kraiovës-Rumani-Link.pdf

Afati për aplikim: 14.12. 2018

Për shkak të pushimeve disa ditore të Festave të Nëntorit, afati për aplikim u shty nga data 7 dhjetor deri në datën 14 dhjetor.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .

Shënim 1 – Skanimi dokumenteve duhet të kryhet sipas renditjes së mëposhtme:

  • Curriculum Vitae
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetimi i studentit i përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar; Vërtetim i studentit në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze; Listë notash në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze, {të skanuar në një dokument të vetëm}
  • Marrëveshja e studimit

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin tuaj!