CEREMONIA E DHËNIES SË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” PËR ZNJ.IRIS EBERL

CEREMONIA E DHËNIES SË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” PËR ZNJ.IRIS EBERL

Më datë 30.05.2018. në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u organizua Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Znj.Iris Eberl me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në promovimin e shkencës në Shqipëri duke mundësuar bashkëpunimin mes Universitetit të Mjekësisë , Tiranë dhe Universitetit, Charité , Berlin në fushën e Stomatologjisë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof.Dr.Arben Gjata, Zv. Rektorja e Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Anyla Bulo ,Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr. Xheladin Draçini, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof.Dr.Edit Xhajanka, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof.Dr.Tatjana Çina si dhe anëtarë të Senatit Akademik në Universitetin e Mjekësisë.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Arben Gjata foli për kontributin e çmuar që Znj. Iris Eberl ka dhënë në promovimin e shkencës në Shqipëri, duke mundësuar bashkëpunimin mes Universitetit të Mjekësisë , Tiranë dhe Universitetit, Charité , Berlin.

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë OMF, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë ,Prof. Dr.Ramazan Isufi ,theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi , i cili krijon horizonte të reja për Stafin Akademik dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Edit Xhajanka duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Znj. Iris Mabel dhe Drejtuesit të “ Charité Berlin” Prof. Florian Beuer nënvizoi se Projekti 2-vjeçar mes dy Universiteteve shënonte një epokë ndryshimi veçanërisht në fushën e Stomatologjisë.

Në fjalën e saj të falënderimit, Znj. Iris Eberl solli përvojën e saj në këtë bashkëpunim dhe nënvizoi rëndësinë thelbësore që ka zhvillimi i Shkencës së Mjekësisë në çdo vend.