Dita Botërore e Anomalive të Lindura

Dita Botërore e Anomalive të Lindura

🧬 🔬🧬 Sot, Dita Botërore e Anomalive të Lindura, një grup madhor i sëmundjeve të rralla.
🗓️ Në 28 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla, Shoqata e Sëmundjeve të Rralla në bashkëpunim me Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës organizuan konferencën e parë shkencore: “Sëmundjet e rralla gjenetike në Shqipëri. Aktualiteti dhe Perspektiva”.
📜 Në konferencë morën pjesë profesorë, mjekë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranê dhe QSUNT, të cilët diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre mbi situatën aktuale të sëmundjeve të rralla në vendin tonë dhe sfidat, për të ardhmen.
🏫 🏨 Prof. Anila Babameto dhe Besmira Basholli, Presidente e Shoqatës për Sëmundjet e Rralla, prezantuan risinë në Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, krijimin e Regjistrit të Sëmundjeve të Rralla sipas platformës europiane pranë këtij shërbimi, plotësimi i të  cilit do të jetë një instrument bazë në mbledhjen e të dhënave epidemiologjike, klinike dhe efektivitetit të trajtimeve të së mundjeve të rralla në vendin tonë.
👩🏻‍💻 Konferencën e përshëndeti zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Prof. Mira Rakacolli, zv. Rektorja e UMT-së Prof. Alma Idrizi, Zv. Drejtore e QSUNT Narvina Sinani, shefja e Departamentit të Pediatrisë, Prof. Anila Godo