“Doctor Honoris Causa”

“Doctor Honoris Causa”

Rektori UMT-së Prof. Arben Gjata I akordon në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik, titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Dirk Pickuth.

Profesor Dirk Pickuth, mjek specialist I radiologjisë është një eminence në fushën e radiologjisë klinike evropiane që ka dhënë dhe vijon të jape një kontribut të çmuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti I Mjekësisë, Tiranë

Si Drejor Mjekësor i Fondacionit Spitalor Caritas në Saarbrücken, Gjermani, 2006-2019, Drejtor Ekzekutiv dhe anëtar me të drejtë vote të Bordit Ekzekutiv të këtij spitali, Profesor Pickuth ka pasur një rol thelbësor në zhvillimin e këtij institucioni si nga pikëpamja mjekësore ashtu edhe nga pikëpamja shkencore dhe akademike. Në Departmentin e tij të Radiolojgisë, Profesor Pickuth ka zhvilluar një sistem kompleks informatik që synon të minimizojë diagnozat e gabuara mjekësore për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që influencojnë në to. Këtë praktikë dhe eksperiencë të zhvilluar në Departmentin e tij ai në vijimësi e ndan edhe me stafin akademik dhe mjekësor të deparatmenteve të diagnosës të tilla si Departmenti i Radiolojgisë dhe ai i Laboratorëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, QSUNT duke kontribuar në përmirësimin e standartit mjekësor që ne ofrojmë për pacientët në Shqipëri.

Ai ka qënë një nga mbështetësit kryesorë në proceset zhvilluese dhe ndërkombtarizuese të Universitetit të Mjekësisë si dhe një nga ideatorët dhe mbeshtetësit të projekt-ideve lidhur me aplikimin e inteligjencës artificaile në Shqipëri. Në bashkëpunim me institucionin qe ai perfaqëson si dhe me institucione te tjera.

Në fjalën referuese Prof. Dirk Pickuth falenderoi Rektorin e UMT-së, Senatin Akademik për titullin e akorduar si dhe kolegët, miqtë shqiptarë për gjithë bashkëpunimin ndër vite!