Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 4

KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE 4 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton studentët, pedagogët dhe profesionistët e shëndetit se, pas një pune intensive disa mujore dhe përpjekjeve të përbashkëta të stafit organizativ të përbërë nga pedagogë dhe studentë, çelet edicioni i katërt i Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore. KKSHM do të

Start

21 April, 2017 - 20:17

End

KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE 4

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton studentët, pedagogët dhe profesionistët e shëndetit se, pas një pune intensive disa mujore dhe përpjekjeve të përbashkëta të stafit organizativ të përbërë nga pedagogë dhe studentë, çelet edicioni i katërt i Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore.

KKSHM do të organizohet në datat 21-23 prill 2017 nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e tij, Këshillin Studentor (KSUMT), Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe me Urdhrin e Farmacistit, Organizatën Brainstorm, Universitetin Aldent dhe është e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë dhe do të jetë e ndarë në 4 salla paralele, ku do të përfshihen:

1-Prezantime nga pedagogë dhe profesionistë të specialiteteve të ndryshme (200 referime).
2-Prezantime nga studentë të udhëhequr nga pedagogë (40 referime).
3-Prezantime individuale me poster (100 prezantime).

Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme nga Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Gjithashtu, do të nderojnë me praninë e tyre një numër i konsiderueshëm lektorësh, që do të vijnë nga vende të ndryshme, si Italia, Gjermania,Turqia, Kosova e Maqedonia.

Studentët mund të aplikojnë për të punuar me pedagogët udhëheqës në temat shkencore, si më poshtë:

► Fakulteti i Mjekësisë

1. Prof. Dr. Arvin Dibra – Studim Krahasimor midis kolecistektomive laparoskopike dhe të hapura.
2. Dr. Darjel Thereska – Klinika, diagnoza dhe trajtimi i hernieve të rrëzës së kofshës.
3. Dr. Shk. Rezart Ajazi – Diabeti gjatë shtatëzanisë dhe keqformimet fetale.
4. Dr. Shk. Monika Fida – Pyoderma gangrenosum, studim epidemiologjik dhe klinik.
5. Prof. As. Albana Fico – Aspektet imunologjike të sëmundjes iskemike te zemrës.
6. Prof. As. Besim Boçi – Ndërlikimet e sinuziteve.
7. Prof. Dr. Pëllumb Pipero – Sëmundjet e udhëtarëve.
8. Dr. Shk. Virtut Velmishi – Atrezia e rrugëve biliare te fëmijët.
9. Dr. Shk. Altin Veshti – Kirurgjia mini-invazive në trajtimin e patologjive kardiake.

► Fakulteti i Mjekësisë Dentare

1. Prof. As. Edit Xhajanka – Rëndësia protetike e zonës së postdamit në protezat totale.
2. Dr. Shk Erda Qorri – Klasifikimi i shkaqeve të ekstraksioneve dentare dhe komplikacionet e tyre në pacientet e KU “AU”.
3. Dr. Bisela Asllanaj – Goja e thatë në pacientët e moshuar me sëmundje sistemike.
4. Dr. Jakup Vrioni – Proçeset infeksioze në regjionin OMF dhe qëndrimi i mjekut stomatolog në lidhje me to.
5. Prof. Dr. Rozarka Budina – Prevalenca dhe trajtimi i patologjive pulpo-periapikale në KSU.
6. Prof. As. Merita Bardhoshi – Teknikat e heqjes kirurgjikale të molarëve të pjekurisë.
7. Dr. Nineta Fino – Trajtimi i premolarit mandibular të impaktuar.
8. Dr. Agim Shehu – Rrisqet në kabinetet dentare.
9. Dr. Alba Koshovari – Përcaktimi i klasës skeletale duke përdorur analizën e Steiner.

► Departamenti i Farmacisë

1. Enkelejda Goci – Përcaktimi i flavonoideve totale te bima e Achillea.
2. Prof. Afrim Tabaku – Njohuritë, sjelljet dhe praktikat e personelit mjekësor. lidhur me farmakovigjilencën dhe raportimin e reaksioneve të padëshirueshme të barnave.
3. Prof. As. Entela Shehu – Optimizimi i rendimentit të pastërtisë së Aspirinës së sintetizuar me metoda kromatografike.
4. Linda Matua – Përdorimi i emulsioneve lipidike në trajtimin e toksicitetit të anestezikëve lokalë.
5. Prof. Suela Këlliçi – Aspekte të trajtimit të ulçerës gastrike në Shqipëri.
6. Prof. As. Entela Haloci – Analiza kimike e vajit esencial të Rosmarinus Officinalis dhe efiçenca e kompleksimit në B-Ciklodextrinë.
7. Iris Hoxha – Sa ka ndryshuar lista OTC gjatë viteve?
8. Klejda Hudhra – Përcaktimi i përmbajtjes së furosemidit në tableta me anë të spektrofotometrisë UV-VIS.
9. Prof. Dr. Vilma Papajani – Përdorimi i fitoterapeutikëve, nutraceutikëve dhe shtresave ushqimore në rrethin e Tiranës.
10. Dr. Erjon Troja – Vlerësimet mikrobiologjike dhe specificiteti i tyre tek preparatet farmaceutike.

► Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

1. Prof. As. Irena Kola – Osteoporoza dhe kujdesi prevenues ndaj saj
2. Dr. Shk. Afrim Pirraçi – Vlerësimi dhe ndjekja imazherike e kisteve peritoneale
3. Prof. As. Alketa Spahiu – ‘Më mirë të lindesh prematur apo hypotrof’- një dilemë që vazhdon akoma
4. Dr. Shk. Gentian Stroni – HIV në komunitete të ndryshme
5. Dr. Shk. Emirvina Koliçi – Klasifikimi i anemive në pacientët me patologji të traktit tretës
6. Prof. As. Suela Sallavaçi – Vlerësimi audiologjik i një grupi fëmijësh me Otit Media me efuzion pas adenotomisë
7. Dr. Shk. Gentian Stroni – Toksikoinfeksioni alimentar gjatë sezonit të verës
8. Prof. As. Alketa Hoxha – Dhimbja neonatale, mit apo realitet. Vlerësimi i saj në praktikë
9. Dr. Elsid Sulaj – Menaxhimi mjekësor i pacientëve me sklerozë
10. Gentjan Asllanaj – Studim mbi hipertensionin në Shqipëri, në 20 qytete kryesore gjatë vitit 2016

Aktiviteti është në proces akreditimi dhe shumë shpejt do të bëhet i ditur numri i krediteve.

► Afati për aplikime për të marrë pjesë në mënyrë aktive nëpërmjet referimeve shkencore është:
– Për aplikime me punim individual, prezantim me poster ose prezantim oral, abstrakti dorëzohet deri më 5 mars 2017 në adresën:med.sci.conf@gmail.com.
– Për aplikime të punimeve shkencore në 40 temat e sipërpërmendura afati është deri më datën 5 shkurt 2017. Aplikimi kryhet online në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/70086629666366

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:
Cel. 069 29 32 910 | 0694816585
E-mail: med.sci.conf@gmail.com
Website: www.kkshm.weebly.com

Ju mirëpresim!