HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK PËR MËSIMDHËNIE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS , ITALI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK PËR MËSIMDHËNIE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS , ITALI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kamerinos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e bursave

Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (9 ditë + 2 ditë udhëtim)

Fusha e shkembimit

Farmaci

Bursat përfshijnë:

Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)

 

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën , klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  1. Curriculum Vitae në gjuhën angleze
  2. Kopje e Pasaportës
  3. Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  4. Letër Motivimi në gjuhën angleze
  5. Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës. { B2 për gjuhën italiane; CELI, CILS, PLIDA} { B2 për gjuhën angleze- TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC,GESE,APTIS} e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  6. Plani i Mobilitetit
  7. Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Plani-i-Mobilitetit.docx

Për të plotësuar si duhet Planin e Mobilitetit, lexoni udhëzimin mbi plotësimin e Planit të Mobilitetit, i cili analizon çdo pjesë përbërëse të këtij plani. Për të shkakuar këtë udhëzim klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Udhezues-per-Planin-e-Mobilitetit-Link.docx

Afati për aplikim: 7.01.2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .

Shënim 1 – Skanimi dokumenteve duhet të kryhet sipas renditjes së mëposhtme:

  • Curriculum Vitae
  • Kopje e pasaportës
  • Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës- angleze në nivelin B2 e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze { të skanuar në një dokument të vetëm}
  • Plani i Mobilitetit