Hapet thirrja për Bursa për Stafin Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për Mësimdhënie në Universitetin e Kraiovës, Rumani
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kraiovës, Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e bursave
Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditë udhëtim)
Bursat përfshijnë:
Kompensimin ditor (140 EURO në ditë për stafin)
Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën , klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik
Curriculum Vitae në gjuhën angleze
Kopje e Pasaportës
Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
Letër Motivimi në gjuhën angleze
Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe italiane në nivelin B2 e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.
Plani i Mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Plan-Mobiliteti-Universiteti-Kraiovës-Rumani-Stafi-akademik.docx
Për të plotësuar si duhet Planin e Mobilitetit, lexoni udhëzimin mbi plotësimin e Planit të Mobilitetit, i cili analizon çdo pjesë përbërëse të këtij plani. Për të shkakuar këtë udhëzim klikoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Udhezues-per-Planin-e-Mobilitetit-Universiteti-Kraiovës-Rumani-Stafi-akademik.pdf
– Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Afati për aplikim: 14.12.2018
Për shkak të pushimeve disa ditore të Festave të Nëntorit, afati për aplikim u shty nga data 7 dhjetor deri në datën 14 dhjetor.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .
Shënim 1 – Skanimi dokumenteve duhet të kryhet sipas renditjes së mëposhtme:
- Curriculum Vitae
- Kopje e pasaportës
- Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Vërtetim punësimi ,i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze; vërtetësim punësimi në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}
- Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2 e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze { të skanuar në një dokument të vetëm}
- Plani i Mobilitetit