HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E ROMËS “TOR VERGATA”, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Program studimi i ciklit të dytë
- Program studimi i ciklit të dytë, viti V dega Farmaci (praktikë profesionale për studentët e vitit të pestë në degën e Farmacisë)
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 muaj
Fushat e studimit:
- Mjekësi e Përgjithshme ( 2 bursa)
- Mjekësi Dentare ( 1 bursë)
- Farmaci (1 bursë)
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti I Romës “ Tor Vergata”, Itali, klikoni në linqet e mëposhtme:
Kalendari akademik;
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/ACADEMIC-CALENDAR.pdf
Mjekësi e Përgjithshme
http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/
Farmaci
http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/
Mjekësi Dentare
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Course-structure-dental-medicine.pdf
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës
Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italiane nëse e zotëron)
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi.
Formatin e Marrëveshjeve të Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:
Marrëveshja e studimit për Mjekësinë e Përgjithshme
Marrëveshja e studimit për Farmacinë
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Farmacise.pdf
Marrëveshja e studimit për Mjekësinë Dentare
Për t’u informuar gjerësisht mbi Universitetin e Romës “ Tor Vergata” Itali, mund të klikoni në linqet linqet e mëposhtëm.
-Tor Vegata Guide
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Tor-Vergata-Guide.pdf
-Booklet Incoming Student
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Booklet-Incoming-Students-1.pdf
Afati për aplikim: 23.11.2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Formulari-i-Aplikimit-per-studentet1.pdf
UniversitetiiMjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!