Njoftim për votimin e anëtarëve të Komisionit të Doktoraturave

Njoftim për votimin e anëtarëve të Komisionit të Doktoraturave

Të nderuar pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,

Ditën e hënë, datë 11 Nëntor 2019 në fakultetet përkatëse do të zhvillohen votimet për zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “DOKTOR”.

Dekanatet do të njoftojnë pedagogët për vendin dhe orën se kur do të zhvillohen votimet.

Ju lutemi pedagogëve të jenë aktivë në këtë proces të rëndësishëm për Universitetin.

 

Rektorati