HOMAZHE PËR DOCENT ASIM YLLI

HOMAZHE PËR DOCENT ASIM YLLI

Shuhet nga jeta Docent Asim Ylli, një personalitet i botës akademike shkencore të mjekësise shqiptare.

 Docent Asim Ylli, ka  lindur në Korçë në 09.06.1931.  Filloi  studimet universitare në degën e  Mjekësisë  në Gjermani dhe i ka përmbyllur ato në vitin 1961 pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Menjëherë pas diplomimit u emërua pedagog i brendshëm në lëndën e Anatomisë Normale në të cilën zhvilloi të gjithë aktivitetin e tij akademik dhe shkencor deri në daljen  në pension në vitin 1990.

Gjatë aktivitetit të tij të gjatë akademik ai njihet për kontributin e tij të çmuar në hartimin e teksteve të ndryshme pedagogjike si dhe botimeve shkencore në fushën e antropologjisë.

Docent Asim Ylli gjate gjithe karrietes te tij akademike ka qene nje pedagog i talentuar qe trasmetonte dije tek studentet permes pasionit , seriozitetit dhe kompetences profesionale.

Njëkohësisht ai ka qene një specialist i njohur  në fushën otorinolaringologjisë, profesion që e ka ushtruar paralelisht me aktivitetin akademik. Ka kryer disa specializime jashtë vendit në fushat përkatëse.

 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet për familjen,  të afërmit dhe kolegët.

 Homazhet kryhen pranë Hotel Internacional, Rruga e Kavajës.

 Përcjellja për në banesën e fundit do jetë sot, datë 25.10.2017  në orën 13:00  duke u nisur nga Hotel Internacional.