Homazhe për Prof. Dr. Robert Andoni

Homazhe për Prof. Dr. Robert Andoni

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Robert Andoni, sot, më datë 4 janar 2020. Ai kishte lindur në Tiranë, më 5 nëntor 1941. Prof. Andoni, mjek i shquar mikrobiolog, ishte Kryetar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë.
Homazhet për nder të tij do të kryhen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10.00-12.00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Tiranë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.