HOMAZHE PËR PROF. THOMA KRISTO

HOMAZHE PËR PROF. THOMA KRISTO

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Thoma Kristo, mjekut shumë të njohur të fëmijëve dhe pedagogut te shquar te Fakultetit te Mjekësisë.

Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës së Tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë. Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Largimi nga jeta i Prof. Thoma Kristo le pas nje humbje te madhe per familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjeter qe ka pasur fatin ta njohë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjarët dhe njofton se homazhet bëhen ditën e diele 18 gusht nga ora 09.00-17.00 në mjediset e Funeral Alba (pranë Medresesë së Tiranës në rrugën e “Dibres”) dhe përcjellja për në banesën e fundit bëhet prej aty në orën 17.00.