KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE II

KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE II

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT), Organizatën Brainstorm, si dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, organizon Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore II. Konferenca do të organizohet në datat 10-12 Prill 2015, në ambjentet e Tirana International Hotel.

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore II organizohet për të dytin vit rradhazi dhe është kthyer tashmë në një traditë mjaft positive për të gjitha strukturat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Kjo konferencë është fryt i bashkëpunimit të ngushtë, të krijuar mes strukturave të Universitetit dhe Këshillit Studentor të UMT-së për të promovuar angazhimin dhe përfshirjen e studentëve dhe profesionistëve të rinj në projekte dhe studime kërkimore. Gjithashtu, në konferencë do të prezantohen punimet shkencore të Pedagogëve të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët do të paraqesin studimet më të fundit të tyre në shkencat mjekësore.

Në këtë edicion të dytë, konferenca do të zhvillohet në 3 ditë dhe do të ketë 3 lloj prezantimesh:

1. Prezantime nga profesorë dhe mjeke të specialiteteve të ndryshme

2. Prezantime nga studentë të udhëhequr nga pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë

3. Prezantime individuale me poster

Konferenca do të përfshijë prezantime të temave shkencore nga fushat e shkencave mjekësore që studiohen në pesë Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përkatësisht: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë dhe Fakulteti i Shendetit Publik. Temat shkencore ku studentët kanë punuar dhe janë udhëhequr nga pedagogët përkatës, janë si më poshtë:

1. CPR, trajtimi fillestar i traumës – Prof. As. Rudin Domi

2. Malarja, rikthimi i një sëmundje të neglizhuar – Prof. Dr. Pëllumb Pipero

3. Trajtimi laparoskopik i cistit ovarian – Prof. As. Arben Beqiri

4. Kirurgjia në sëmundjet kirurgjikale të tiroides – Prof. As. Arvin Dibra

5. Nefropatia diabetike, konceptet e reja të trajtimit – Prof. As. Myftar Barbullushi

6. Hepatiti viral A në moshat pediatrike -Prof. Dr. Eli Foto

7. Diagnoza diferenciale midis Gliomave difuze dhe atyre te mirëkufizuara – Dr. Teona Bushati

8. Karcinoma e prostatës në Shqipëri Konsiderata epidemiologjike dhe imunohistokimike – Dr. Leart Berdica

9. Cilësia e jetës së pacientit epileptik – Prof. Dr. Jera Kruja

10. Nefrostomitë në urgjencë – Dr. Rezart Xhani

11. Qëndrimi i dentistëve ndaj trajtimit të pacientëve HIV+ – Prof. As. Dorjan Hysi

12. Trajtimi me radio kimioterapi i kancerit te nazofaringut – Prof. Dr. Besim Boçi

13. Aderenca e mire tek terapia dhe ndikimi i saj mbi efikasitetin e barnave – Prof. As. Suela Këlliçi

14. Herniet e paretit abdominal – Dr. Darjel Thereska

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon Stafin Organizativ dhe Komitetin Shkencor për punën e tyre të vazhdueshme në realizimin e Konferencës dhe fton stafin akademik dhe studentët e tij të jenë të pranishëm në këtë aktivitet shkencor.

 

                                                                              REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 03.04.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *