KRITERET E PUNËSIMIT PËR “INXHINIER BIOMEDICAL” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin 80/2015,”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësise, kërkon të punësojë një inxhinier biomedical për vlerësimin e aparaturave mjekësore që duhen nxjerr nga përdorimi.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë si më poshtë:
- Të ketë diplomë në nivelin Master Shkencor në degën inxhinjeri biomjekësore;
- Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Fotokopje të librezës së punës, të noteruar.
Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 08/07/2019 – 12/07/2019.