Prof. Dr. EDIT XHAJANKA

Prof. Dr. EDIT XHAJANKA

DEKANE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE

Që prej vitit 2016 është Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.  Diplomuar me Diplomë “SHKËLQYER” në vitin 1990, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji. Gjatë viteve 1990-1997 ka punuar si ordinatore pranë Klinikës Stomatologjike Universitare. Që prej vitit 1997 është pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Departamentin e Protetikës, Përgjegjëse e Lëndës “Proteza Totale dhe proteza mbi implante”, “Gnatologji”, si dhe e ciklit të leksioneve te protetikës në specializimet afatgjatë në FMD.  Ka kryer Specializim afatgjatë në protetikën fikse dhe të lëvizshme dhe Master teoriko-praktik për Protetikën Totale të lëvizshme në Padova si dhe në Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali, me Programin Interreg 2. Ka kryer një sërë kursesh specializimi brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2009 ka marrë titullin “Doktore e Shkencave. Në qershor 2014 ka marrë titullin “Profesore e Asocijuar” dhe në 2023 ka marrë titullin Profesor”. Që prej 2020 e në vijim është anëtare e Senatit Akademik, UMT. Është autore dhe bashkëautore e disa teksteve mësimore si “Gnatologjia dhe Çrregullimet e ATM”, “Sistemi Protetik Biofunksional në Shqipëri”, kryeredaktore e Revistës Stomatologjike Shqiptare, anëtare e bordit shkencor të Buletinit të Shkencave Mjekësore të UMT, anëtare e Bordit Shkencor të Revistes Stomatologjike Ballkanike dhe e disa Revistave ndërkombëtare. Ka referuar në shumë Kongrese e Konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar një sërë artikujsh në revistat profesionale vendase dhe të huaja (aktualisht ka H-Index 12). Udhëheqëse shkencore dhe oponente në Doktoratura e tema diplome. Eshtë Zëvendës Kryetare e Shoqatës së Protezistëve Shqiptarë, Anëtare e Shoqatës Europiane të Protezistëve dhe anëtare e Kryesisë në Shoqatën Stomatologjike Ballkanike (BaSS). Eshtë Kryetare e Komisionit të Etikës dhe Gjykimit Disiplinor pranë Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë. Ka patur një rol të madh në ndërkombëtarizimin e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, duke krijuar bashkëpunime dhe ndërlidhje zyrtare me shumë universitete europiane dhe ndërkombëtare, si dhe duke hapur 2 programe të përbashkëta të studimit me Universitetin “Gabriele d`Annunzio” Chieti, Pescara.