Mundësinë pjesëmarrje në konferencën e dytë “Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine”

Mundësinë pjesëmarrje në konferencën e dytë “Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine”

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konferencën e dytë “Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine” që organizohet nga Shoqata studentore “Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine Society” e Universitetit të Oksfordit, në Angli, në datat 14-15 nëntor 2014.


Konferenca i drejtohet studentëve të fushës së mjekësisë dhe ka për qëllim të pajisë studentët, të interesuar në mjekësinë e emergjencës dhe atë para-klinike, të cilët do të kenë mundësi për të dëgjuar nga profesionistët e fushës dhe për të mësuar aftësitë e përgjithshme praktike.

Kursi 2 ditor do të përbëhet nga një seri leksionesh me tema para-klinike dhe trauma dhe disa seanca praktike për të zhvilluar dhe konsoliduar të mësuarit teorik. Konferenca do të zhvillohet në Spitalin John Radcliffe Hospital të Oksfordit.

 

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://studentoxtrauma.org/conference2014/

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *