NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e  lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.63, datë 08.10.2022 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e Administratorit nr. 251 datë 09.11.2022, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:

  • Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj.
  • Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës.
  • Përgatit fletëdaljen me të gjithë artikujt sipas urdhërit të Përgjegjësit të Financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
  • Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë.
  • Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës.
  • Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

 

Kriteret:

Kandidatët  për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të kenë përfunduar studimet e e mesme;
  2. Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  3. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.

 

 Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë  të  kryejë detyrën përkatëse
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll – Arkivës në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave.
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) nëse ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al