NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PROJEKTE/STUDIME KËRKIMORE PRANË KËSHILLIT TË ETIKËS

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PROJEKTE/STUDIME KËRKIMORE PRANË KËSHILLIT TË ETIKËS

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutit të Universitetit të Mjekësisë dhe Rregullores së Këshillit të Etikës pranë UMT, miratuar me vendim Senati Akademik Nr.81 date 19.11.2021, njoftohen të gjithë subjektet qe janë të interesuar te aplikojne per projekte kërkimore pranë Këshillit të Etikës, se mënyra e aplikimit, është si më poshtë:

Dosja e projektit duhet të përmbajë:

  • formularin e prezantimit të projektit;
  • protokollin e detajuar të projektit;
  • përmbledhjen e protokollit;
  • formularin për dhënien e miratimit;
  • Informacionet shkencore në lidhje me atë që do të studiohet (literaturë, monografi);
  • letër pranimi nga drejtuesi i projektit;
  • aprovimi nga institucioni të cilit i përket studiuesi (nëse është i zbatueshëm);
  • aprovimi nga institucioni në të cilin studiuesi do të kryejë studimin e tij (nëse është e zbatueshme);
  • nëse projekti përbën temën e një punimi ose një disertacioni për marrjen e një masteri ose doktorature, aplikuesi duhet të bashkëngjisë një letër nga udhëheqësi i punimit që tregon pranimin e projektit nga një kërkues shkencor;
  • raportet mes avantazheve/disavantazheve nga aplikimi i projektit;
  • Teksti i plotë me kërkesën për subvencionim (nëse është i zbatueshëm);
  • buxheti, kontrata, marrëveshja administrative, etj. (për vlerësimin administrativ të projektit);
  • rregullore për menaxhimin e të dhënave, (nëse është e zbatueshme);
  • deklaratën e konfliktit të interesit;
  • formularin e miratimit të informuar për pjesëmarrësit në studim.

Dorëzimi i aplikimeve:

  • Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin ne zyrën e protokollit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, ose përmes postës zyrtare, në adresën: Universiteti I Mjekësisë Tiranë, Adresa: Rruga e Dibrës 371, 1005 – Tiranë.
  • Formularët e aplikimit mund t’i aksesoni në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Web site: umed.edu.al.
  • Çdo projekt i dorëzuar me dokumente të paplota, do t’i kthehet aplikantit.
  • Aplikanti/Studiuesi duhet të dorëzojë në dosjen e projektit një kopje të nënshkruar të formularit të miratimit të secilit prej subjekteve të tij kërkimore.

Për sqarime më të hollësishme, lidhur me procedurën e aplikimit, të interesuarit mund të drejtohen me e-mail në adresën: keshilli.etikes@umed.edu.al.

Formular nr.1: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.1-formular-aplikimi.docx

Formular nr.2: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.2-formular-aplikimi.docx

Formular nr.3: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.3-Formular-aplikimi.docx

Formular nr.4: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.4-Formular-aplikimi.docx

Formular nr.5: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.5-Formular-aplikimi.docx

Formular nr.6: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.6-Formular-aplikimi.docx

Formular nr.7: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Nr.7-Formular-Aplikimi.docx

Shënim: Lutemi, të keni parasysh, projekti duhet të kalojë për miratim pranë Këshillit të Etikës 
               para se të fillojë zbatimi i tij.