NJOFTIM PËR NJË VEND PUNE “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË,  NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR NJË VEND PUNE “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr. 38 prot, datë 12.04. 2022  shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë,” në Fakultetin e Mjekësisë,  në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalente në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi, Biokimi ose Farmaci;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  3. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  4. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Çertifikatë ose Dëshmi);
  5. Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidenciale) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim);
  6. Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
  7. Të ketë eksperience pune në fushën përkatëse (eksperience laboratorike në fushën e kimive);
  8. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  9. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  10. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  7. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  9. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  10. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  14. Vetëdeklarim sipas kriterit nr.5
  15. Vetëdeklarim sipas kriterit nr.6

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al