NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “ KRYETAR I DEGËS SË FINACES”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “ KRYETAR I DEGËS SË FINACES”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr.495/2 prot, datë 14.12.2020 “Dërgohen kriteret për personel administrativ “Kryetar i Degës së Financës në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” dhe 2232/3 dt.14.12.2020  si dhe Urdhri nr. 192 date. 16.12.2020 , Administratori i UMT, shpall konkurimin per një vende vakant pune, si me poshte:

  • Per një vend vakant për personel administrativ ne pozicionin “ Kryetar i Degës së Finaces”, pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekesise Tirane,

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

 

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore.
  • Kryen rolin e nëpunësit zbatues.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarine e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera të njësisë.
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesem në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime të planit buxhetor.
  • Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomikk dhe financiarë.
  • Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kërkohen.
  • Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Është përgjegjëse dhe përgatit të gjithë materilet e nevojshme për kryerjen e inventrëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore
  • Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre;
  • Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisëdhe operatorëve ekonomik. Ndjek likuidimin e tyre;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kritere

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve “master profesional” në shkencat “ekonomike” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2.  Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3.  Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4.  Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

 

KRITERET, DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  8. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Në njoftimin për shpalljen e vendit të lirë të punës, në rastin e procedurës së konkurimit (me dosje) të hapur, duhet të përcaktohet:

  1. Vendi i lirë i punës;
  2. Kërkesat e përgjithshme e të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët, për të marrë pjesë në konkurrim;
  3. Kriteret për punësim (arsimi, kualifikimi bazë, kualifikim i veçantë, përvoja në profesion e në drejtim);
  4. Lista e dokumentave që duhen paraqitur;
  5. Kushtet e punësimit (vendndodhja e punës, kategoria e pagës etj);
  6. Afati për paraqitjen e kërkesës;
  7. Adresa ku duhet të dërgohet kërkesa.

Kërkesa e kandidatit për vendin e lirë të punës duhet të shoqërohet me dokumentat që vërtetojnë plotësimin e kërkesave të paraqitura në njoftimin e publikuar. Dokumentat bazë janë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dëshmi penaliteti.

Kandidatët e interesuar, duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, brenda 15 (pesëmbëdhjet) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë zyrës së sekretari -arkivës (protokolli), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit:21.12.2020 – 06.01.2021  (15 ditë).

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetorne Rpupliken e Shqiperose”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.