NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 151, datë 21.12.2020 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës Personel Akademik në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Dermatologjisë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Dermatologjisë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në  Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësise ,dega “Mjekësi  e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare të ponderuar mbi 8(tetë).;
  2. Të ketë shtetësi shqiptare;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale;
  7. Të mos jete marre ndaj tij/saj  masa disiplinore e largimit nga puna apo  institucioni i edukimit;
  8. Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.

 

Kritere specifike:

  1. Të disponojë diplomë specializimi në Degën e Sëmundjeve Infektive me rezultate shumë të larta;
  2. Të ketë eksperiencë pune si mjek infeksionist për një periudhë sa më të gjatë,në mënyrë preferenciale në Shërbimin Infektiv të QSUT;
  3. Të ketë kualifikime ose specializime në fushën e Sëmundjeve infektive sidomos pranë institucioneve ndërkombëtare;
  4. Të ketë doktoraturë ose të jetë në proces doktorature në fushën e sëmundjeve infektive apo tituj shkencorë të fituar në universitete brenda dhe jashtë vendit.

 

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që kane aktivitet shkencor në fushën e sëmundjeve infektive përmes pjesëmarrjes në projekte,apo publikimeve shkencore (poster, prezantim, artikuj) etj;
  2. Preferohen kanditatë me notë mesatare sa më të lartë;
  3. Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në lënden e sëmundjeve infektive për një periudhë mbi 5 vjeçare.

 Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop
  8. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhës të mëparshëm;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 28.12.2020 – 12.01.2021(10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al