Njoftim për punë me kohë të pjesshme në programin EUSCREEN të UMT

Njoftim për punë me kohë të pjesshme në programin EUSCREEN të UMT

Programi EUSCREEN i UMT, financuar nga skema Horizon 2020 kerkon të punësojë me kohe të pjesshme, për një periudhe kohe 15-24 muaj ;

  • 2 (dy) teknike audiometrie/ mjeke audiometrie
  • 2 Logopede
  • 1 infermiere ndihmëse  per testet audiometrike.

Personat duhet të jenë të punësuar pranë QSUT apo Qëndrës Kombëtare të Mirrërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve Tiranë, pasi do të punojnë në këto institucione me të cilat programi ka marrëveshje.

Në mungesë të personelit teknik nga keto institucione, mund të merren në konsideratë dhe punonjës të tjerë nga sektori shëndetëesor publik.

Preferenciale është që të kenë marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga Programi EUSCREEN.

Infermierët ndihmëse duhet të kenë eksperiencë në asistencën e subjekteve pas sedacionit apo anestezise.

Aplikuesit duhet të dorezojnë këto dokumenta:

  • vërtetim nga qëndra e punës për pozicionin e punës
  • diplomen e shkollës së lartë, kurseve , eksperiencës në profesion
  • CV

Duhet të jenë të gatshëm të punojne pasditeve dhe fund- javave.

Dokumentacioni duhet të dorezohet brenda datës 26 tetor në protokollin, Rektorat UMT.