Takimi me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Prof. Karl Lauterbach.

Takimi me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Prof. Karl Lauterbach.

🇦🇱🇩🇪 Kënaqësi takimi me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Prof. Karl Lauterbach.
✨✨ U dakortësua për një Marrëveshje të re Bashkëpunimi dhe krijimin e një grupi pune të përbashkët, për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
🤝 Gjatë takimit u bisedua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e Shëndetit Publik dhe Farmakologjisë.
👩🏻‍⚕️🧑🏻‍⚕️Gjithashtu u diskutua mbi përfshirjen në Programeve të Kërkimit Shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit.
🙏🏻 Mirënjohje Ministrisë së Shëndetësisë së Gjermanisë, për mbështetjen e dhënë!