Thirrje për aplikime 2024: Internship përkthimi në distancë

Thirrje për aplikime 2024: Internship përkthimi në distancë

Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF) në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe RFI Rumania po bashkojnë forcat për të ngritur 20 praktika profesionale në distancë të destinuara për studentët frëngjishtfolës të regjistruar në një institucion anëtar të AUF-ECO. Praktikat do të zgjasin 4 muaj dhe do të zhvillohen nga data 4 mars deri më 4 korrik 2024. Të gjitha praktikat do të kryhen në distancë.

Thirrja u drejtohet 20 studentëve frëngjisht-folës të regjistruar në një universitet anëtar të AUF në ECO, në një fushë të gazetarisë, komunikimit, gjuhëve të huaja, përkthimit ose fushave të tjera të ngjashme.

Për më shumë informacion klikoni linkun e mëposhtëm:

https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/stages-de-traduction-langue-nationale-francais-distance-en-partenariat-avec-la-rfi-roumanie-1er-appel-2024/

Afati i fundit: 25 shkurt 2024