New Opportunity Internship for Students

New Opportunity Internship for Students

Shoqata Universitare e Rajonit Adriatiko-Jonian (UniAdrion), së bashku me Forumin e Dhomave të Tregtisë së Adriatikut dhe Jonit (Forumi AIC), po promovojnë një mundësi praktike për studentët që i përkasin rrjetit të Universiteteve UniAdrion.

Projekti Western-BALKANship, i financuar nga Ministria e Jashtme Italiane nëpërmjet Iniciativës Adriatik Jon, u jep mundësinë studentëve të Universitetit UniAdrion të kryejnë një praktikë 3-mujore në kompani të përzgjedhura në zonën Adriatiko-Jonian dhe synon te promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar, për studentët italianë në Ballkan dhe anasjelltas. Praktikat do të financohen plotësisht nëpërmjet bursave të dhëna direkt për studentët.

Ju kërkojmë me dashamirësi të promovoni dhe shpërndani këtë mundësi mes studentëve në universitetet tuaja. Gjithashtu ndajmë me ju thirrjen për aplikim (e cila do të jetë e hapur deri në fund të shkurtit 2024) me të gjitha informacionet e nevojshme.

Thirrja për aplikim e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit Shkurt 2024, gjendet në likun e mëposhtëm

https://www.forumaic.org/call-for-applications-westernbalkanship/?lang=en