Njoftim për vende vakante “Punonjës pastrimi” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për vende vakante “Punonjës pastrimi” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e
arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin
për pozicionin e punës, personel administrativ, “Punonjës pastrimi”, me kontratë me afat të
caktuar, në Fakultetin e Mjekësisë,

A. Kriteret:
Kandidatët për pozicionin e punës “Punonjës pastrimi”, duhet të plotësojnë këto kritere :
1. Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm/ të mesëm;
2. Të ketë përvojë pune në grup;
3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
4. Të jetë shtetas shqiptar;
5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e
Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të
    noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Dëshmi penaliteti;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 03.12.2018 – 17.12.2018 (10 ditë pune).

B. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të
drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al